Subscribe now!

rss

Search

N.q.s., sot Shqiperia mban nje vend te rendesishem ne aferat e mafies evropiane ky eshte faji i politikes dhe atyre politikaneve qe ne votojme pa dallim bindjesh politike

September 27th, 2007 by Europa

N.q.s., sot Shqiperia mban nje vend te rendesishem ne aferat e mafies evropiane ky eshte faji i politikes dhe atyre politikaneve qe ne votojme pa dallim bindjesh politike. Nuk perjashtojme se ne shoqerine shqiptare ka shume njerez qe kerkojne te punojne dhe te kontribuojne per shtetin e tyre, por te gjithe shqiptaret e ndiejne mungesen e shtetit si branda edhe jashte kufijve. Ne jemi te vetedijshem per problemet qe ka sot Shqiperia dhe veshtiresite qe has, por ka edhe shtete te tjera afrikane qe kane nje numer te konsiderueshem emigrantesh dhe me te larte se ne dhe ofrojne sherbime me te shpejte jane me te pergjegjshem perpara qytetarit te tyre. Une kam miq te mi tuniziane, marokene qe studiojne dhe ambasadat e tyre jane gjithmone shume te disponueshme per ta.

Shpeshhere interesohen edhe per dokumentat neper kuesturat italiane, gje qe ambasadat tona nuk e bejne. Shqiptaret sot nuk i shqeteson problemi ne thelb, sepse ata jane koshient per to, ne sot na shqeteson vullneti i paket dhe disponibiliteti, deshira per te ndihmuar. Une shpeshhere kam telefonuar Konsullaten tone ne Milano, dhe kam marrë pergjigje aspak dinjitoze nga menyra se si me eshte dhene, pavaresisht mundesive qe ka pasur konsullata te zgjidh problemin tim, qe nuk mund t’i fajesoj per kete. Ne qender te gjithe kesaj eshte njeriu, ndaj duhet te zgjedhim njerez njerëzorë ne çdo fushe. [Shekulli]

Posted in Shqip | No Comments »

Një klub biznesi pranë fondacionit “Studime zbatuese dhe komunikime” do të popullarizojë përvojën inovative të firmave evropiane

September 27th, 2007 by Europa

Një klub biznesi pranë fondacionit “Studime zbatuese dhe komunikime” do të popullarizojë përvojën inovative të firmave evropiane
Fondacioni “Studime zbatuese dhe komunikime” është themeluar në vitin 1993 nga njerëz që kanë interesa në fushën e zhvillimit të teknologjive informative dhe përtëritjeve. Qëllimi i tij kryesor është zhvillimi i teknologjive në shoqërinë informative të Bullgarisë dhe përhapja e teknologjive në vendin tonë. “Studime zbatuese dhe komunikime” është ndër fondacionet më të njohura bullgare në Komisionin Evropian për shkak të pjesëmarrjes së tij aktive në programe për studime shkencore.
Ai është dekoruar nga Ministria bullgare e shkencës dhe arsimit si organizata më e suksesshme që ka marrë pjesë në këto programe. Fondacioni financohet nga dy burime – në vend të parë nga Komisioni Evropian dhe në vend të dytë – nga firma bullgare /afaristë bullgarë sigurojnë një pjesë e vogël të mjeteve të tij – midis 10% dhe 15% /. Ja se çfarë tha eksperti i përgjithshëm i fondacionit “Studime zbatuese dhe komunikime” Rusllan Stefanov:

“Ajo, për të cilën biznesi bullgar ka nevojë, nuk është transferimi fizikisht i teknologjive, por transferimi i efikasitetit të menaxhimit të këtyre teknologjive në prodhimin e produkteve. Kemi nevojë për krijimin e një mentaliteti, të një kulture dhe organizimi, kështu që teknologjitë të shfrytëzohen për rinovimin e përhershëm të produkteve. Vetëm kështu do të rritet prodhimtaria e një ekonomie.”

Para pak kohe ishte krijuar një klub biznesi për inovacione. Përveç fondacionit “Studime zbatuese dhe teknologji”, themeluese të tij janë 15 firma që interesohen për aplikimin e teknologjive informative në prodhim. Klubi “do të popullarizojë dhe do të aplikojë përvojën e shteteve prijëse në fushën e zhvillimit të ekonomisë përmes dijeve dhe metodave të reja të prodhimit” – kështu thuhet në dokumentet e klubit. Zonja Maria Aleksandrova – konsulente e fondacionit “Studime zbatuese dhe komunikime” shpjegoi:

“Për fondacionin klubi është një mundësi që klientët dhe partnerët e tij të takohen dhe të bashkëpunojnë në fushën e inovacioneve – dmth të shkëmbejnë ide dhe mendime, të diskutojnë probleme, të punojnë për zhvillimin e kësaj dege. Duam që me këtë klub ta thellojmë bashkëpunimin midis anëtarëve të tij, të cilët janë nga të gjithë sektorët e ekonomisë. Klubi është hapur jo vetëm për klientët tonë tradicional. Jemi gati të punojmë me firma të reja dhe bile me persona fizike – për shembull me ekspertë që merren me inovacionet në Bullgari.”

Klubi e ndihmon transferimin e teknologjive nga Evropa dhe do t’i informojë anëtarët e vet për ndryshimet dhe të rejat në bazën normative që janë lidhur me zhvillimin e teknologjive të reja dhe inovacioneve. Dihet se ne bullgarët kemi kontribuuar në fushën e teknologjive të reja.

“Klubi është i ri dhe tani për tani është herët të bëjmë përfundime të tilla – vazhdon Maria Aleksandrova – por me siguri mund të them se këto janë firma që dinë çfarë është roli dhe efekti i përtëritjeve nga përvoja e tyre. Këto janë firma bullgare, të cilat janë konkurruese në sajë të nivelit të lartë të teknologjive që i përdorin. Ata investojnë në përtëritje, në kuadro, në produkte dhe teknologji të reja dhe përpiqen t’i realizojnë në treg. Janë të hapura dhe kërkojnë fushë për potencialin e produkteve jo vetëm në Bullgari, por edhe në tregun e jashtëm.”

Maria Aleksandrova shpjegoi gjithashtu se fondacioni punon mbi një projekt të madh me emër “Strategji rajonale të përtëritjeve”, qëllimi i të cilit është përmirësimi i ambientit normativ për transferimin e teknologjive të reja në rajonet e ndryshme të Bullgarisë. Tani sfida më e madhe e klubit është pjesëmarrja në ekspozitën Bite Expo. Parashikohet një program të posaçëm për takime të drejtpërdrejta midis firmave të ndryshme. Ato do të organizohen në bashkëpunim me Agjencinë shtetërore të teknologjive informative dhe komunikimeve, Asociacionin bullgar të teknologjive informative, Asociacionin e kompanive për përpunimin e softuerit dhe Agjencinë “Bullgarreklama”. Do të vijnë partnerë nga Spanja, Austria, Italia dhe Greqia. Ngjarja është përkrahur edhe nga rrjeti i qendrave evropiane për inovacione dhe aktualisht saktësohet numri i pjesëmarrësve. Gjatë viteve të fundit teknologjitë e larta në Bullgari zhvillohen në mënyrë dinamike dhe firmat bullgare janë të fuqishme në fushën e prodhimit të softuerit. [Biznesi]

Posted in Shqip | No Comments »

Itali, ja masterat që skadojnë në nëntor 2007

September 26th, 2007 by Europa

Të shumtë janë masterat që ofrojnë përthellim të njohurive për tematikat që kanë të bëjnë me kooperimin ndërkombëtar. Po informojmë për disa prej tyre, që e kanë afatin e fundit të regjistrimit mes shtatorit dhe nëntorit:

-MIAC - Master në Kooperimin Inter-Adriatik dhe Zhvillimin Lokal. Universiteti i Terramos dhe Uniadrion - Universiteti Virtual i Adriatikut dhe bazat Joniane. Afati i fundit 20 shtator 2007, për më tepër shikoni sitin www.uniadrion.net

-Master në Politikat Sociale dhe drejtimin strategjik për zhvillimin e duhur të territorit

Cestas, Organizata e Kooperimit Ndërkombëtar në bashkëpunim me Universitetin e Bolonjës, departamenti i Shkencave Ekonomike. Afati 25 shtator 2007, për më tepër shikoni sitin www.cestas.org.

-Master në Mikrofinancë. Universiteti i Bergamos, Cispi ( Koordinim i Nismave Popullore të Solidaritet Ndërkombëtar). Afati 28 shtator 2007, për më tepër shikoni sitin www.unibg.it

-Master i Nivelit të Dytë në Kooperimin dhe Projektimin për Zhvillimin. Qendra Ndëruniversitare e Kërkimit për Zhvillimin - Universiteti i Romës “La Sapienza”. Lajmerimi on-line nga mesi i shtatorit 2007, për më tepër shikoni sitin www.cirps.it

-Master për të Drejtat Njerëzore dhe Veprimin Humanitar - Universiteti i Sienës; Fakulteti i Letërsisë dhe Filozofisë/ Diplomë e Shkencave të Komunikimit. Afati 31.12.2007, për më tepër shikoni sitin wwww.humanrights.unisi.it

-Master i Nivelit të Dytë për Paqeruajtësit dhe Trajtimin e Konflikteve - Shkolla Studimeve Ndërkombëtare të Universitetit të Trentos. Afati 15 shtator dhe 15 tetor 2007, për më tepër shikoni sitin www.ssi.unitn.it

-Master për të Drejtat e Njeriut dhe Menaxhimin e Konflikteve - Shkolla e Lartë “Sant’ Anna e Pizas”. Afati 15 tetor 2007, për më tepër shikoni sitin www.sssup.it

-PECOB - Master Ndërkombëtar në projektimin dhe drejtimin e aktivitetit të kooperimit dhe të formimit për Qendrën Lindore të Evropës dhe Ballkanin. Fakulteti i Shkencave të Formimit në Padova, Fakulteti i Shkencave të Formimit të Triestes, Instituti Ndërkombëtar “Jackues Maritain” (Portogruaro- Ve) , afati 31 tetor 2007, për më tepër shikoni sitin www.multifad.formazione.unipd.it.

-Master në Politikën dhe Kooperimin Ndërkombëtar. Fakulteti i Shkencave Politike të Universitet të Peruxhias. Afati 26 nëntor 2007, për më tepër shikoni sitin www.unipg.it.

-Kurs Masteri në Menaxhimin e Paqeruajtjes. Universiteti i Torinos - Fakulteti i Shkencave Politike. Afati 30 nëntor 2007, për më tepër shikoni sitin www.peacekëping.it.

(Marrë nga “Qyteti i Torinos”)

Posted in Shqip | No Comments »

Bashkimit Evropian përballë Kosovës

September 25th, 2007 by Europa

Ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiç, ka pasur arsye të mirë këtë javë për t’u ndier i relaksuar dhe i vendosur gjatë paraqitjes përpara mediave dhe ekspertëve të politikës së jashtme në Londër, sepse prospekti i pavarësisë për Kosovën, dikur i sigurt, tani është duke u zbehur me të shpejtë.

Gjasat tani janë që Kosova të vazhdojë të mbetet në një amulli politike dhe ka shqetësime se tensionet do të mund të shpërthejnë në dhunë, kur kosovarët e shohin se premtimi për pavarësinë po lihet mënjanë. Analistët kanë thënë se pohimet e të dërguarit të Bashkimit Evropian, Wolfgang Ischinger, se çështja e pavarësisë është e hapur, kanë pasur ndikim të tmerrshëm dhe do të mund të forcojnë shqetësimet e shqiptarëve se janë braktisur nga miqtë e tyre perëndimorë.
Të gjitha këto zhvillime aktuale, janë shumë larg nga parashikimet që zyrtarët amerikanë kanë pasur në fillim të këtij viti, e të cilat kanë kulmuar me zotimet e presidentit amerikan, George Bush, gjatë qëndrimit të tij në Tiranë.
Edhe afati i caktuar për në dhjetor, duket se do të vijë dhe do të shkojë pa pasur një zgjidhje diplomatike. Perëndimi e ka humbur durimin mbi këtë betejë, edhe sepse administrata amerikane aktualisht në axhendë ka çështje më shqetësuese, siç është Iraku, Irani dhe Lindja e Mesme, prandaj edhe nuk është e gatshme që të përplaset me Kremlinin vetëm mbi këtë çështje.
Në Britaninë e Madhe ndërkaq, avokati tjetër i fuqishëm i pavarësisë, Tony Blair, për të cilin Kosova ka shënuar një rast të ndërhyrjes çlirimtare, tani është larguar, madje edhe duart e vjetra të cilat janë marrë me Kosovën në Ministrinë e Jashtme gjithashtu po largohen. Në këtë drejtim, edhe 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian janë të ndara dhe duke marrë parasysh faktin se uniteti i këtij blloku është në pyetje, Britania mbase do të ngurojë që të bëjë presion për pavarësinë, për të shmangur hendekun e mëtutjeshëm.
Dhe me këtë paralizë politike në Perëndim, Kosova duket se do të zhytet drejt ndarjes; serbët do të mbeten në veri dhe të kthyer nga Beogradi, duke e shndërruar atë pjesë në një rajon të ndaluar për shqiptarët. Ndërkohë, shqiptarët do të ndihen të ngulfatur nën administrimin ndërkombëtar të një toke të askujt. Zgjidhja më e mirë për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor do të ishte nëse Bashkimi Evropian e njeh Kosovën, për të çliruar kësisoj gjithë frustrimin që shqiptarët ndiejnë aktualisht. Me këtë, Bashkimi Evropian do t’i bënte nder edhe Beogradit zyrtar, duke ia hequr nga duart një problem tashmë të vyshkur. Por, megjithatë, ka shenja se Bashkimi Evropian do të dështojë të përballet me atë që ai vetë e ka cilësuar si sfidën më të madhe.

*Artikulli është botuar si editorial në gazetën e njohur “Guardian” dhe në faqen on-line europaelire.org të radios “Europa e Lirë”

Posted in Shqip | No Comments »

Kosova shënon një rritje të ekonomisë për 3 për qind

September 23rd, 2007 by Europa

Prishtinë- Në vitin 2006 Kosova ka shënuar një rritje të ekonomisë për 3 për qind. Kjo nuk është një e arritur e madhe por është shumë pozitive për ekonominë kosovare, vlerësoi shefi i Shtyllës IV të UNMIK ut Andrea Vitkovski. Ai theksoi se pas tetë viteve, zhvillimi ekonomik në Kosovë ka shënuar përmirësime, ndërkaq pas zgjidhjes së statusit ekonomia e Kosovës do të përmirësohet dukshëm. Eksporti i vendit ka shënuar rritje për 54 për qind, me një rritje modeste të importit në 5 për qind, që do të thotë që ka indikatorë të përmirësimit të gjendjes ekonomike. Njëra ndër çështjet që mbetet më e rënduar është shkalla e lartë e papunësisë që arrin deri në 44 për qind sipas numrit të regjistruar të të papunëve e që nuk do të thotë që kjo përqindje nuk është edhe më e madhe. [Biznesi]

Posted in Shqip | No Comments »

Adriatiku vdes pa rrymën ujore. Studimi shqetësues për të ardhmen e detit që lag brigjet tona

September 21st, 2007 by Europa

Dhe në detin Adriatik ka një rrymë të vogël, një shirit që transporton energji… Atë energji e cila lëviz ujërat e detit, duke i ndaluar kështu Adriatikut të transformohet në kënetë. Por ndoshta për të përshkruar këtë fenomen duhet të përdorim të shkuarën: Adriatiku, kishte një rrymë ujore. Nuk është një ngjarje pa rëndësi. Kjo anomali, (e cila është regjistruar 4 vjet më parë) duhet të jetë formësuar tashmë. Nëse ngrohja globale do bëjë të vetën dhe në këtë rast, pasojat do të jenë katastrofike. E para që do të zhduket është Venecia, dhe padyshim e gjithë fauna detare. Shumë qetë do të shfaqej dalëngadalë lluca, ishujt e algave do të lulëzonin dhe do të kishte gjithandej grumbuj peshqish të asfiksuar.

Alarmi për Adriatikun është dhënë dje, në një konferencë të zhvilluar mbi ndryshimet klimatike mbajtur në Itali. Deti ynë nuk ka më dimër, temperatura nuk zbret. Problemi i temperaturave nuk është një problem i lidhur vetëm me ujërat në sipërfaqe, nuk po ngrohet vetëm “lëkura” e Adriatikut. Sipas të dhënave të bëra publike, temperatura e detit deri në 100 metër thellësi është tashmë 2 gradë mbi mesataren dimërore, 15 në vend të 13 që ka qenë. Në dimër të 2003, në Gjirin e Triestes mesatarja e temperaturës kaloi nga 5 në 13 gradë. Praktikisht deti nuk arrin të ftohet mjaftueshëm, dhe kështu nuk aktivizohet mekanizmi që çon në përzierjen e shtresave të ndryshme të Adriatikut. Ujërat qëndrojnë shumë të nxehta për të ulur temperaturën, duke i dhënë jetë një rryme të ftohtë drejt jugut, i cili ndërton motorin e ndërrimit të këtyre ujërave, dhe mund të quhet ndryshe dhe frymëmarrja që mban gjallë detin. Dhe siç ndodh gjithmonë në ekosistem: një dëmtim tërheq një dëmtim tjetër. Mungesa në rritje e substancave ushqyesve që vijnë nga thellësitë, e shkaktuar nga bllokimi i rrymave ka shkaktuar një lëkundje të mikroalgave, baza e zinxhirit ushqyes: detit i duhet të ndryshojë dietën pasi furnizimet janë mbaruar në mënyrë të papritur. Por nuk mbaron me kaq. Më pak ushqim dhe më nxehtë do të thotë më pak aftësi për të thithur anhidrid karboni. Domethënë një dëmtim tjetër, një faktor i cili rëndon përshpejtimin e ngrohjes globale, i cili është dhe shkaku i problemit. Llogaritet që çdo cikël humbjesh i Adriatikut bën që të mblidhet në qiell anhidridi i karbonit, në një masë të tillë, sa çlirohet kur digjen 5 mijë hektarë pyje.

Adriatiku rrezikon të ketë fundin e Detit të Zi, një pellg i mbyllur në një thellësi prej 150 metrash, i cili është tashmë i vdekur. Po zhvillohet një proces me pasoja shumë të rënda. Specialistët bëjnë thirrje dhe mendojnë që dikujt duhet t’i shkojë në mendje të bëjë shpenzime publike për të ndërtuar makina gjigante, për të vënë në qarkullim ujin e Adriatikut, pasi duhet pasur parasysh që është një mjek i kualifikuar dhe i garantuar: dhe ky mjek është pikërisht natyra. Duhet të mbledhim gjithë aktivitetin njerëzor për të ndihmuar detin. Duhen lumenj më të pastër dhe më të bollshëm dhe peshq “inteligjentë“ që të ndihmojnë procesin e riekuilibrit.

Sipas ekspertëve, deti Adriatik rrezikon të bëhet Deti i Vdekur: një gropë e mbyllur dhe pa jetë, nën 150 metër thellësi.

Kura?!

Lumenj më të pasur dhe peshq “inteligjentë“

Pakësohen mikroalgat, kështu prishet zinxhiri ushqimor

Ngrohja

Nëse nuk ka ndryshim termik mes shtresës më sipërfaqësore të detit dhe asaj më të thellë, nuk ka lëvizje. Pakësohet mekanizmi që shkakton ripërzierjen e ujërave në brendësi të detit

Algat e detit

Rezultati i parë është zhdukja, kjo për shkak të mungesës në rritje të ushqyesve nga thellësitë, të mikroalgave, të cilat përfaqësojnë bazën e zinxhirit ushqimor të detit.

Anhidridi karbonik

Sa më pak ushqim dhe më nxehtë do të thotë më pak aftësi për të thithur anhidrid karboni. Një dëmtim tjetër, faktor i cili rëndon përshpejtimin e ngrohjes globale, i cili është dhe shkaku i problemit.

Rrymat e Mesdheut

Vija e shkëputur

Tregon rrymën e Gjirit të Triestes që në 2003- shin u ndërpre

Vija e zezë

Shënon rrymat Veri – Jug, të cilat sigurojnë shndërrimin mes ujërave të thellësisë dhe atyre në sipërfaqe

Vija gri

Shënon rrymat Perëndim-Lindje, të cilat garantojnë shkëmbimin e ujërave mes detit Mesdhe dhe oqeanit Atlantik

Rryma e Gjirit

Rryma e Gjirit, e thënë ndryshe dhe rryma veri-atlantike është një rrymë oqeanike e ngrohtë, e cila zbut klimën e vendeve evropiane që kanë dalje në oqeanin Atlantik, siç është për shembull Britania e Madhe

Karakteristika të detit Adriatik

Ka një sipërfaqe prej 130.000 km katrorë, gjatësia maksimale 850 km, gjerësia 203 km, thellësia më e madhe 1590 m ( në vijën Shëngjin- Monopol ( Itali)

Bregdeti shqiptar i këtij deti në përgjithësi është i ulët dhe i sheshtë, i formuar si rrjedhojë e grumbullimit të vazhdueshëm e të pandërprerë të lëndëve të ngurta të lumenjve. Vetëm në disa vise kodrinore, që kanë krijuar edhe kepe vazhdon gërryerja. Në përgjithësi, si pasojë e rrymave hyrëse dhe dalëse të Kanalit të Otrantos ujërat gjatë bregdetit shqiptar janë më të ngroha dhe me kripësi më të lartë se ato të bregdetit italian. Deti Adriatik ka ujë me dukshmëri të lartë, rreth 40 m dhe me ngjyrë të kaltër në blu. Ujërat e këtij deti kanë gjithashtu pasuri të mëdha peshku dhe kripe. [Shekulli]

Posted in Shqip | No Comments »